Telegrafi

Liverpooli i fortë për Tottenhamin, vazhdon tutje në kupë (Video)

Po vazhdon forma e mirë e Liverpoolit në këtë fillim sezoni. Redsat janë kualifikuar në çerekfinale të Kupës EFL.

Skuadra e Jurgen Klopp fitoi me rezultat 2-1 kundër Tottenham Hotspur në ndeshjen që u zhvillua në Anfield.

Rezultati u zhbllokua në minutën e nëntë, ndërsa golashënues ishte Daniel Sturridge dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Daniel Sturridge i shënoi dy golat e Liverpoolit.

I njëjti futbollist e dyfishoi epërsinë në gjysmën e dytë duke shënuar atë që quhet goli i sigurisë (64’).

Mirëpo, goli i Vincent Janssen nga pika e bardhë (76’), bëri që fundi i takimit të ishte më interesant, sidoqoftë ‘Të Kuqtë’ e ruajtën epërsinë dhe vazhduan tutje në këtë kupë.

Theksojmë se Liverpooli ndodhet në situatë të mirë edhe në Ligën Premier, ku ka pikë të barabarta me liderin Arsenal. /Telegrafi/