Po vazhdon forma e mirë e Liverpoolit në këtë fillim sezoni. Redsat janë kualifikuar në çerekfinale të Kupës EFL.
Skuadra e Jurgen Klopp fitoi me rezultat 2-1 kundër Tottenham Hotspur në ndeshjen që u zhvillua në Anfield.
Rezultati u zhbllokua në minutën e nëntë, ndërsa golashënues ishte Daniel Sturridge dhe me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
I njëjti futbollist e dyfishoi epërsinë në gjysmën e dytë duke shënuar atë që quhet goli i sigurisë (64’).
Mirëpo, goli i Vincent Janssen nga pika e bardhë (76’), bëri që fundi i takimit të ishte më interesant, sidoqoftë ‘Të Kuqtë’ e ruajtën epërsinë dhe vazhduan tutje në këtë kupë.
Theksojmë se Liverpooli ndodhet në situatë të mirë edhe në Ligën Premier, ku ka pikë të barabarta me liderin Arsenal. /Telegrafi/
https://youtu.be/-NLPyDo_nA0