Liverpooli ka shënuar fitore si mysafir ndaj Arsenalit me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 27-të të Ligës Premier.
Pjesa e parë ishte e qetë, duke mos patur shumë raste, ku më i miri ishte ai i Virgil Van Dijk që gjuajti me kokë, por Aaron Ramsdale priti.
Sa i përket pjesës së dytë ajo ishte më e mirë, pasi që në start fillua rastet.
Diogo Jota arriti të shënojë në minutën e 55-të për 1-0, duke e hapur ndeshjen.
DIOGO JOTA 1-0!
What a finish! And what a pass by Thiago! https://t.co/OdhcWToTks
— Viktor Fagerström (@ViktorFagerLFC) March 16, 2022
Nuk vonoi shumë dhe Liverpooli shënoi edhe golin e dytë.
Zhvillohej minuta e 62-të kur Andreës Robertson asistoi te Firmino që shënoi për 2-0.
FIRMINO 2-0!
Another brilliant assist, this time from Robbo! https://t.co/6lyADV6E6R
— Viktor Fagerström (@ViktorFagerLFC) March 16, 2022
Liverpooli pas kësaj fitoreje afrohet në një pikë më Man Cityn duke e ndezur në maksimum garën për titull. /Telegrafi/