Liverpooli ka arritur të fitojë me rezultat 2-1 në udhëtimin e tyre te Wolverhamton Wanderers në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Ligën Premier.
Wolves ishte afër të bëhej klubi i dytë këtë sezon në Ligën Premier që arrin ta ndal me barazim Liverpoolin, pas Manchester Unitedit, por nuk arriti të mbahet deri në fund.
Pjesa e parë e takimit u karakterizua me lojë më të mira dhe raste më shumë të krijuara nga Liverpooli, i cili gjeti edhe një gol.
Goli i vetëm në këtë pjesë u shënua në minutën e tetë dhe ishte Jordan Henderson që shënoi me kokë pas asistimit të Trent-Alexander Arnold.
Në pjesën e dytë, u zhvillua lojë më e barabartë dhe Wolves arriti të kthehet në lojë duke barazuar përkohësisht rezultatin.
Ishte minuta e 51-të kur në skenë doli Raul Jimenez, i cili shënoi për 1-1 pas asistimit të Adama Traore.
Kur pritej që ndeshje po shkonte drejt fundit dhe skuadrat po barazonin, kështu nuk mendoi edhe Roberto Firmino (84’) që shënoi për 2-1 duke vulosur fitoren e Reds.
GET IN!! ??
— Liverpool FC (@LFC) January 23, 2020
Pas kësaj fitore, Liverpooli e sheh veten në pozitën e parë me 67 pikë apo 16 më shumë se Manchester City i dyti, ndërsa Wolves renditet i shtati të me 34 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Reds udhëtojnë te West Hami, ndërsa Ujqit udhëtojnë te Manchester Unitedi. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=2jATvIPuxkI