Liverpool ka triumfuar 1-0 në udhëtim te RB Leipzig në kuadër të rrethit të tretë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Ishte një fitore e mundimshme për The Reds përballë skuadrës gjermane, që tregoi lojë të bukur.
Goli i vetëm i ndeshjes u realizua në minutën e 27-të, kur Darwin Nunez u asistua prej Mohamed Salah.
Nuk ishte një fitore e qetë për Liverpoolin, pasi në minutat e fundit të takimit ishte një makth për ta.
Në minutën e 83-të, Lois Openda mendoi se i barazoi shifrat, por VAR-i e anuloi për pozicion jashtë loje.
Pas tri xhirosh, Liverpooli ka nëntë pikë, ndërsa në rrethin e katërt takohet me Bayer Leverkusenin. /Telegrafi/
Standings provided by Sofascore