Liverpooli fitoi në udhëtim te Cardiffi me rezultat 0-2 në xhiron e 35-të në Ligën Premier.
Reds ishin më të mirë, por vendasit i krijuan shumë vështirësi skuadrës së Jurgen Klopp.
Pjesa e parë ishte pa gola, por me raste nga Roberto Firmino (22′), Sadio Mane (31′), Mohamed Salah (34′), Firmino (41′) dhe Oumar Niasse (44′).
Edhe pjesa e dytë filloi me raste nga Reds, ndërsa goli i parë erdhi nga Georginio Wijnaldum në minutën e 57-të.
Ishte Junior Hoilett që rrezikoi portën e Alisson në minutën e 60-të, ashtu si Sean Morrison në minutën e 65-të, por asnjëri nuk arriti të tund rrjetën e portës mysafire.
Në minutën e 81-të James Milner shënoi nga pika e bardhë për Reds, pasi paraprakisht Salah u rrëzua në zonë.
Pas kësaj fitore Liverpooli ngjitet në vendin e parë më 88 pikë, dy më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak, ndërsa Cardiffi renditet në vendin e 18-të me 31 pikë.
Në xhiron e radhës ekipi i Kloppit luan ndaj Huddersfieldit, ndërsa Cardiffi kundër Fulhamit. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=v7D32pmkItw
https://www.youtube.com/watch?v=Iwr53teeVU4