Telegrafi

Liverpooli fiton me rikthim mes emocionesh, por nuk mjafton për tu shpallur kampion

Liverpooli ka shënuar fitore ndaj Wolves me rezultat 3-1 në kuadër të xhiros së fundit në Ligën Premier, por ky triumf nuk i ka mjaftuar për titullin kampion.  

Pedro Neto i mysafirëve hapi ndeshjen në minutën e tretë, duke i befasuar Liverpoolin.

Liverpooli në anën tjetër tentoi dy herë me Luiz Diaz dhe Naby Keita, por nuk kishin fat.

Por ishte Sadio Mane barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 24-të, duke bërë që skuadrat të shkojnë në pushim me barazim.

Wolves ka mundur ta kthejë epërsinë, por Hee-Chan Hwang nuk arriti të shënojë, pasi Alisson priti goditjen e tij.

Liverpooli e nisi furishëm pjesën e dytë, kur Sadio Mane shënoi në minutën e 51-të, por që goli u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje.

Në minutën e  83-të ishte rasti më i mirë për Liverpoolin në këtë pjesë lojë, por goditja e Luiz Diaz u bllokua nga mbrojtja mysafire.

Por nuk vonoi shumë dhe erdhi goli I shumëpritur në Anfield.

Mohamed Salah që ishte future në lojë në pjesën e dytë arriti të shënojë në minutën e 84-të për 2-1.

Në fund Liverpooli shënoi edhe një herë me Andrew Robertson në kohën shtesë për 3-1.

Liverpooli nda Wolves mori fitoren e 28-të në këtë kampionat.

Liverpooli e mbyll si nënkampion i Anglisë me 92 pikë, vetëm një më pak se Man City. /Telegrafi/