Site icon Telegrafi

Liverpooli fiton me rezultat komod ndaj Aston Villas

Liverpooli ka fituar 3-1 ndaj Aston Villas në kuadër të javës së 17-të në Ligën Premier.

Pas vetëm pesë minuta nga starti i ndeshjes, Andy Robetson asistoi te Mohamed Salah, që realizoi për 1-0.

The Reds nuk u ndalën me kaq, dhe ia dolën të shënonin nëpërmjet James Milner (20’), por goli i tij u anulua për pozicion jashtë loje.

Mirëpo, lojtarët e Jurgen Kloppit vazhduan me presion të lartë dhe ia dolën të shënonin për 2-0, kur nga një asistim i Salah në minutën e 37-të, përfitoi Vigil Van Dijk.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën u shënua edhe dy gola të tjerë.

Fillimisht, The Hammers kishin një gol të anuluar për pozicion jashtë loje, pasi Ollie Watkins (46’) nuk ia doli t’i ikte kurthit të offsajdit.

Mirëpo, Watkins u gëzua më në fund, shkaku që në minutën e 59-të u asistua nga Douglas Luiz për 2-1.

Për të vulosur fitoren e The Reds u përkujdes 18-vjeçari Stefan Bajcetic, që realizoi për 3-1 në minutën e 81-të.

Pas javës së 17-të, Liverpooli është ngjitur në vendin e gjashtë me 25 pikë, ndërsa në xhiron e 18-të do të kenë punë me Leicesterin. /Telegrafi/

Exit mobile version