Liverpooli e ka mposhtur me shumë vështirësi Sheffield Unitedin me rezultat 0-1 në kuadër të javës së shtatë në Ligën Premier.
The Reds kanë vazhduar edhe në këtë xhiro me rezultate pozitive, pasi kanë fituar shtatë ndeshje në po kaq përballje në ligën angleze.
Pjesa e parë kishte disa shanse të sigurta për gol, mirëpo të dyja skuadrave u mungoi efikasiteti.
Pjesa e dytë kishte të njëjtën zhvillim, mirëpo n minutën e 70-të, Georginio Wijnaldum e kaloi Liverpoolin në epërsi me një gjuajtje nga distanca, e që më shumë ishte gabim i portierit vendas.
Mohamed Salah e kishte shansin në minutën e 80-të që ta dyfishonte epërsinë për The Reds, mirëpo goditjen e tij e ndali portieri i Brightonit.
Pas xhiros së shtatë, Liverpooli është lider me 21 pikë, ndërsa në javën e tetë do të takohet me Leicesterin në Anfield. /Telegrafi/
Liverpool 1-0 up thanks to Gini Wijnaldum and a howler from the keeper #SHULIV #lfc #goalhttps://t.co/UpZg2CCt69
— Trey Tyga (@TTY_Trey) September 28, 2019