Liverpooli ka barazuar me rezultat 0-0 ndaj Derby County në kuadër të 1/16-tës në EFL Cup apo Carabao Cup, por kanë kaluar në 1/8-tën pas fitores në penallti (3-2).
Jurgen Klopp kishte vendosur një formacion me lojtarë të rinj, duke pushuar shumicën nga yjet, por në fund arritën të kalojnë në raundin tjetër.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Reds, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës.
Level at the break. pic.twitter.com/BUoVTjztrf
— Liverpool FC (@LFC) November 9, 2022
Në pjesën e dytë, Klopp vendosi t’i inkuadroj disa nga lojtarët titullarë, duke rrezikuar shumë herë portën.
Megjithatë, edhe në këtë pjesë, portat mbeten të paprekura dhe ndeshja pas 90 minutave u mbyll baras 0-0.
Heading to penalties at Anfield. pic.twitter.com/XgndSLdOxV
— Liverpool FC (@LFC) November 9, 2022
Pas këtij barazimi, siç e do tradita, ndeshjet e Carabao Cup shkojnë direkt në penallti.
Në penallti, më të saktë ishin lojtarët e Reds, të cilët fituan në fund me rezultat 3-2.
Golat për Liverpoolin u shënuan nga Oxlade-Chamberlain, Darwin Nunez dhe Harvey Elliot. /Telegrafi/
HARVEY ELLIOTT WINS IT!!
LFC: ❌✅❌✅✅
DCFC: ✅❌❌✅❌— Liverpool FC (@LFC) November 9, 2022
Three outstanding saves from Kelleher as we progress to the next round of the Carabao Cup 🙌 pic.twitter.com/k9fAF3kXqc
— Liverpool FC (@LFC) November 9, 2022