Telegrafi

Liverpooli fiton ndeshjen e fundit, kthehet në Ligën e Kampionëve (Foto)

Liverpool ka fituar ndeshjen e fundit dhe vendimtare ndaj Middlesbrough me rezultat 3-0.

Skuadra e Jurgen Klopp ka arritur të fitoj në ndeshjen e fundit duke e siguruar kështu edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Goli i parë i Redsave erdhi në minutën e fundit të pjesës së parë, ku holandezi Georginio Wijnaldum shënoi një gol të bukur në për 1-0 pas asistimit të Roberto Firminos dhe skuadrat shkuan në pushim.

Festa e Wijnaldum

Në pjesën e dytë, vendasit shënuan edhe dy gola ku fillimisht ishte Philippe Coutinho që shënoi një supergol nga goditja e dënimit në minutën e 51 për 2-0.

Momenti i ekzekutimit perfekt të Coutinhos

Goli i tretë dhe i fitores erdhi në minutën e 56 dhe u shënua nga Adam Lallana, i cili u shërbye nga Wijnaldum.

Goli i Lallanas

Kështu, Liverpool në fund fitoi ndaj Middlesbrough me rezultat 3-0 dhe në sezonin e ardhshëm Liga e Kampionëve do ta ketë një skuadër më shumë me histori të madhe. /Telegrafi/