Liverpooli e ka kryer detyrën në xhiron e fundit të sezonit 2020/2021 në Ligën Premier duke triumfuar ndaj Crystal Palace (2-0).
Në ndeshjen e zhvilluar në Anfield, Redsat u kujdesën që të merrnin pikë të plota, në mënyrë që të përfshiheshin në top-katërshe.
Rezultati u zhbllokua në minutën e 36-të me golin e Sadio Mane, i cili u asistua nga Roberto Firmino, ndërsa ky ishte goli i vetëm në pjesën e parë.
Në gjysmën e dytë, nikoqirët shënuan edhe një gol tjetër nga po i njëjti autor – Mane, ndërsa dalloi asistuesi që ishte Mohamed Salah.
Falë kësaj fitoreje, të kombinuara me rezultatet e Chelseat dhe Leicester Cityt, Liverpooli e ka përfunduar sezonin në vend të tretë me 69 pikë të grumbulluara.
Crystal Palace ka grumbulluar 44 pikë këtë edicion duke siguruar mbijetesën edhe për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/
https://twitter.com/TheBubblyRebel/status/1396507614847004674
https://www.youtube.com/watch?v=LHYu4CVsbsQ