Site icon Telegrafi

Liverpooli fillon negociatat për transferimin e Khephren Thuram

Khephren Thuram është duke u konsideruar si një nga mesfushorëtë me potencialin më të madh në elitën e futbollit francez Ligue 1.

Mesfushori i talentuar ka tre vite që po shkëlqen me fanellën e Nices dhe duket se në verë do ta bëj hapin e madh në karrierë.

22-vjeçari që luan në rolin e mesfushorit defensivë ka zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha si Liverpool, Arsenali, RB Leipzig, PSG e Borussia Dortmund.

Lexo po ashtu Lilian Thuram, baba krenar – ai filmoi dy djemtë e tij duke u nisur në grumbullim me Francën

Por duket se Liverpooli është favorit për të nënshkruar me të pasi ka bërë hapa para për transferimin e francezit në Anfield.

E përditshmja franceze L’Equipe ka raportuar se The Reds janë duke negociuar me drejtuesit e Nices për transferimin e Thuram gjatë verës.

Djali i vogël i legjendës Liliam Thuram ka dhënë aprovimin e tij për tu transferuar në Anfield, derisa tani dy klubet janë duke diskutuar për çmimin e tij i cili besohet se do të jetë rreth 55 milionë euro.

Thuram këtë edicion ka zhvilluar 48 ndeshje zyrtare me Nicen, ku ka realizuar dy gola dhe ka asistuar në tetë të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version