Telegrafi

Liverpooli fillon bisedimet me Brightonin për mesfushorin Bissouma

Afati kalimtar i verës për futbollistë është drejt fundit, derisa skuadrat kanë filluar tani të bëjnë edhe përforcimet e fundit për sezonin e ri.

Liverpooli është futur në bisedime me Brightonin për transferimin e mesfushorit Yves Bissouma.

Mesfushori nga Mali është duke shkëlqyer në vitet e fundit në Ligën Premier dhe pëlqehet shumë nga trajneri Jurgen Klopp.

Tekniku gjerman ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e Bissoumas për sezonin e ri.

Drejtuesit e klubit anglez kanë filluar bisedimet me homologët e tyre te Brighton për transferimin e Bissoumas.

24-vjeçari ka dhënë dritën e gjelbër për një transferim të mundshëm në Anfield, derisa tani dy klubet po diskutojnë për të gjetur një marrëveshje.

Brighton është gati ta lejoj largimin e lojtarit vetëm nëse arrin një ofertë prej 40 milionë eurove.

Vlen të theksohet se interesim për mesfushorin afrikan ka shprehur edhe Manchester United. /Telegrafi/