Afati kalimtar i verës për futbollistë është drejt fundit, derisa skuadrat kanë filluar tani të bëjnë edhe përforcimet e fundit për sezonin e ri.
Liverpooli është futur në bisedime me Brightonin për transferimin e mesfushorit Yves Bissouma.
Mesfushori nga Mali është duke shkëlqyer në vitet e fundit në Ligën Premier dhe pëlqehet shumë nga trajneri Jurgen Klopp.
Tekniku gjerman ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e Bissoumas për sezonin e ri.
Drejtuesit e klubit anglez kanë filluar bisedimet me homologët e tyre te Brighton për transferimin e Bissoumas.
24-vjeçari ka dhënë dritën e gjelbër për një transferim të mundshëm në Anfield, derisa tani dy klubet po diskutojnë për të gjetur një marrëveshje.
Brighton është gati ta lejoj largimin e lojtarit vetëm nëse arrin një ofertë prej 40 milionë eurove.
Vlen të theksohet se interesim për mesfushorin afrikan ka shprehur edhe Manchester United. /Telegrafi/