Site icon Telegrafi

Liverpooli është kundërshtari më i mundshëm i Real Madridit në Ligën e Kampionëve

Si e vetmja skuadër spanjolle që ka kaluar në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, shorti është hapur për Real Madridin. Ata mund të përballen me ndonjë nga shtatë skuadrat që përfunduan të dytat në grupet e tjera.

Njeriu që merret me statistika të futbollit, Alexis Martin-Tamayo i njohur si ‘MisterChip’ ka përpunuar probabilitetet e secilës skuadër me të cilën Real Madrid mund të përballet në raundin e 16-të, bazuar në kufizimet e shortit.

Skuadra që Los Blancos ka më shumë gjasa të shortohet kundër do të ishte një skuadër me të cilën do të përsëritej finalja e Ligës së Kampionëve të sezonit të kaluar.

Pra, sipas Martin-Tamayo, Liverpooli është skuadra kundërshtare më e mundshme me shanse prej 20.6 për qind.

Dy skuadrat që kanë më pak gjasa që Real Madridi të tërheq në short janë Club Brugge, i cili eliminoi Atletico Madridin, dhe Paris Saint-Germain me nga 11.3 për qind.

Katër kundërshtarët e tjerë të mundshëm janë pak a shumë të ngjashëm për sa i përket rastësisë, Interi me 14.7 për qind, pak më shumë gjasa se Milani, Eintracht Frankfurt dhe Borussia Dortmund me nga 14 për qind. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version