Klubi anglez, Liverpooli thuhet se është optimist se mund të përfundojë një marrëveshje për transferimin e Kylian Mbappe si lojtar i lirë.
Gjigantët e Ligës Premier janë një nga disa klube që shikojnë sulmuesin francez si një nënshkrim të ëndrrave gjatë verës.
Mbappe do t’i skadojë kontrata me Paris Saint-Germain kur të përfundojë ky sezon dhe Reds po eksplorojnë mundësinë.
Sipas gazetës L’Equipe, Mbappe është i hapur për të gjitha mundësitë, duke përfshirë një rinovim me PSG-në.
Ai nuk e ka vendosur ende, ndryshe nga raportet e tjera që thuhej se është afër Real Madridit.
Klubi saudit, Al-Hilal bëri një ofertë rekord botëror prej 300 milionë eurosh në verë, por Mbappe e refuzoi këtë lëvizje. /Telegrafi/