Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se ekipi i tij ende po vuan nga humbje në finalen e Europa League nga Sevilla.
Ekipi spanjoll u shpall kampion duke mposhtur Liverpoolin me rezultat 3 me 1 derisa kjo ishte humbja e dytë e Kloppit në finale, pasi më herët ishte mposhtur nga Manchester City për League Cup.
“Natyrisht se kam menduar gjatë për këtë”, ka thënë Klopp. “Kanë shkuar shumë kohë, por ende ndjehem keq”.
“Pas ndeshjes nuk isha në gjendje të mendoj shumë për pjesën e parë, por më vonë mendova dhe natyrisht se ne luajtëm mirë në pjesën e parë dhe shumë lehtë kemi mundur të kemi avantazh më të lartë. Ky është momenti nga i cili ende vuani”, ka thënë veç të tjerash Klopp.