Site icon Telegrafi

Liverpooli e vëzhgoi nga afër Manolasin, e duan në skuadër gjatë verës

Liverpooli, Arsenali, Manchester Unitedi dhe Evertoni janë të gjitha në përpjekje për të rrëmbyer mbrojtësin e Romës, Kostas Manolas, por Jurgen Klopp është veçanërisht i etur.

Kjo sigurisht që nuk është hera e parë që reprezentuesi grek ka qenë i lidhur me një kalim në Ligën Premier, te ndonjëra nga skuadrat e mëdha.

Lexo po ashtu Interi të vendosur për Manolasin

Manolas tashmë ishte në qendër të një lufte të tenderimit verën e kaluar, duke përfshirë Chelsean, Evertonin dhe Arsenalin.

Sipas Daily Star, Liverpooli ka dërguar agjentet e talenteve për të parë nga afër Manolasin gjatë fitores 2-1 të së enjtes në Ligën e Evropës ndaj Lyonit.

25-vjeçari është nën kontratë me Romën deri në qershor të vitit 2019, por shumë do të varet nga fakti nëse klubi i tij kualifikohet direkt për në Ligën e Kampionëve ose përmes raundit paraprak.

Lexo po ashtu Guardiola pas mbrojtësit të Romës

Giallorossët duhet të vendosin nëse duan të mbajnë Manolasin apo shokun e tij të qendrës së mbrojtjes, Antonio Rudiger, pasi të dy janë objektiv i ofertave të mëdha rreth 35 milionë euro.

Për mbrojtësin grek interesim të madh ka shprehur edhe rivali nga Serie A, Interi që janë të gatshëm të paguajnë gjithashtu shifra të larta për të. /Telegrafi/

Exit mobile version