Liverpooli është i vendosur të konkurrojë me Arsenalin për të nënshkruar me yllin e Monacos, Thomas Lemar.
Nëse Philippe Coutinho vendos të bashkohet përfundimisht me Barcelonën, atëherë Redsat kanë etiketuar zëvendësuesin e tij.
Sipas mediumit francez Le 10 Sport, anësori i talentuar francez, Lemar, i cili është edhe objektiv i kamotshëm i Arsenalit shihet si zëvendësues ideal i brazilianit.
Monaco tashmë ka hedhur poshtë një ofertë prej 50 milionë euro nga Topçinjtë për anësorin e tyre të majtë, por francezët kërkojnë 60 milionë euro.
Megjithatë, transferimi i Lemarit në Anfield varet nga transferimi i Coutinhos tek Barcelona, ashtu sikurse transferimi i brazilianit që varet nga largimi i Neymarit drejt PSG. /Telegrafi/