Liverpooli e ka filluar me barazim edicionin 2022/23, pasi është ndaluar në 2-2 si mysafir i Fulhamit.
Me lojën që tregoi skuadra e promovuar nga Championshipi, bëri të ditur se do të jetë një arrë e fortë për t’u thyer.
Ishte minuta e 32-të e takimit, kur Alesandar Mitrovic shënoi për 1-0, duke shkuar në pushimin mes pjesëve me vetëm këtë gol të realizuar.
46' Second half is a go.
🤍 1-0 🔴 | #FULLIV pic.twitter.com/cgAM2UvxmU
— Fulham Football Club (@FulhamFC) August 6, 2022
Pjesa e dytë pati një pamje tërësisht ndryshme, derisa u shënuan tre gola të tjerë.
Fillimisht, Darwin Nunez debutoi me gol në Ligën Premier, pasi pranoi një asistim nga Mohamed Salah në minutën e 64-të.
Por, vendasit e rikthyen epërsinë, kur Mitrovic (72’) shënoi golin e tij të dytë në këtë takim, mirëpo kësaj radhe nga penalltia.
A first @premierleague goal for @Darwinn99 🫡 pic.twitter.com/dGjk7VXUbM
— Liverpool FC (@LFC) August 6, 2022
The Reds nuk u dorëzuan deri në fund, dhe ia dolën t’i barazonin shifrat në 2-2 me golin e Salah, derisa me Nunez i shkëmbyen vendet.
Duket se Liverpooli duhet të marrë shumë shpejtë veten, pasi me këtë lloj paraqitje – vështirë se mund të sfidojë për titull. /Telegrafi/
https://twitter.com/papoboleiros1/status/1555899809126563849
https://twitter.com/LIVMUN2/status/1555904438652604416