Liverpooli raportohet se i kanë ofruar Jurgen Kloppin një kontratë të përmirësuar, vetëm nëntë muaj pas emërimit të tij si menaxher i klubit.
49-vjeçari ka mahnitur drejtuesit e klubit nga Anfieldi, pasi i priu ekipit në dy finale, atë të League Cup dhe Europa League, brenda shtatë muajve.
Klubi dështoi të fitojë ty trofetë, por pronarët janë të lumtur me ndikimin e Kloppit dhe duan që ai ta drejtojë ekipin për shumë vjet.
Sipas “The Guardian”, bisedimet për kontratën e re kanë filluar. Klopp ka kontratë deri në vitin 2018, me mundësi vazhdimi edhe për një vit.