Telegrafi

Liverpooli e humb ndeshjen e parë gjysmëfinale

Liverpooli ka pësuar humbje prej 1-0 si mysafir i Southamptonit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës EFL që u zhvillua në St. Mary’s Stadium.

Paraqitja e Redsave në gjysmën e parë nuk ishte për t’u lëvduar, pasi atyre u mungonte angazhimi i duhur në fazën ofensive, ndërsa thyheshin lehtë në mbrojtje.

Nga ana tjetër, vendasit bënë paraqitje të mirë dhe është dashur të shënon më shumë se një gol, pasi Nathan Redmond i humbi dy raste shumë të mira.

Goli i vetëm në 45 minutat e para u realizua pikërisht nga Nathan Redmond (20’), i cili u asistua nga Jay Rodriguez.

Gjysma e dytë nuk prodhoi gola, ashtu që skuadra e Jurgen Klopp për të shkuar në finale të Kupës së Ligës, duhet ta përmbysë rezultatin në ndeshjen kthyese në Anfield. /Telegrafi/