Genaro Gattuso nuk e përdorë edhe aq shumë mesfushorin Fabian Ruiz, por ky i fundit pëlqehet nga shumë klube si në Spanjë ashtu edhe në Angli.
Klubi i fundit që e do lojtarin është Liverpooli, me Jurgen Kloppin që ka nisur punën për ta bërë ofertën.
Liverpooli e do lojtarin për në verë, por që tani është gati të bëjë ofertë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat britanike, sipas të cilave drejtuesit e “The reds” kanë nisur bisedimet me klubin napolitan dhe janë gati të paguajnë 60 milionë euro.
Vlen të theksohet se Fabian Ruiz ndiqet me mjaft interes edhe nga Barcelona e Real Madridi.
Ai kë bërë bujë me paraqitjet e tij te Real Betis, para se të transferohej te Napoli. /Telegrafi/