Site icon Telegrafi

Liverpooli e do De Paulin, Udinese i tregon çmimin

Klubi anglez, Liverpooli është i interesuar të nënshkruajë me mesfushorin Rodrigo De Paul, por Udinese nuk do të shesë argjentinasin për më pak se 40 milionë euro.

Reds mund të kenë nevojë për një zëvendësim për Georginio Ëijnaldum, i cili nuk ka arritur një marrëveshje për të zgjatur kontratën e tij me Reds që skadon këtë qershor.

Sipas Il Corriere dello Sport, Liverpooli ka vendosur sytë e tij te De Paul, por Udinese dëshiron të paktën 40 milionë euro për të shitur 26-vjeçarin.

Lexo po ashtu Liverpooli rivalizon Leedsin dhe klubet italiane për mesfushorin Rodrigo de Paul

“De Paul është një lojtar i talentuar dhe një pikë referimi për ekipin tonë”, ka thënë fillimisht nënkryetari i Udineses, Stefano Campoccia, javën e kaluar.

“Ai është një xhevahir dhe bizhuteritë kushtojnë. Propozimet nuk i plotësuan kërkesat tona, për më pak se 40 milionë euro ai nuk lëviz”, përfundoi Campoccia.

Interi, Juventus, Napoli dhe Leeds gjithashtu janë lidhur me nënshkrimin e yllit argjentinas i cili ka tre gola dhe po aq asistime në 18 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon. /Telegrafi/

Exit mobile version