Telegrafi

Liverpooli e blindon yllin e ri Alexander-Arnold, mbrojtësi anglez nënshkruan kontratë afatgjate me skuadrën e zemrës

Trent Alexander-Arnold do të jetë edhe për shumë vite pjesë e Liverpoolit.

Mbrojtësi i talentuar anglez, ka vazhduar bashkëpunimin me skuadrën e tij të zemrës.

20-vjeçari ka debutuar me Liverpoolin në tetor të vitit 2016 dhe që nga ajo kohë ai ka pasur paraqitje fantastike me The Reds.

Kontrata e re do ta mbajë lojtarin në Anfield deri në qershor të vitit 2025 por me mundësi rinovimi.

Kësisoj Liverpool ka blinduar yllin e ri të skuadrës duke shmangur një largim të befasishëm të tij.

“Jam shumë krenar dhe i privilegjuar që kam marrë besimin dhe përkrahjen e klubit për të nënshkruar kontratë të re”.

“Nuk kam pasur asnjëherë dyshime për vazhdimin me klubin, do të mundohem të arrijmë suksese të mëdha”, tha Arnold.

“18 muajt e fundit ishin të jashtëzakonshëm, por shpresoj që 18 muajt e ardhshëm të jenë edhe më të bukur”, përfundoi mbrojtësi anglez.

Liverpool këtë edicion po synon triumfin në kampionat pas një kohe të gjatë, ndërsa janë në garë edhe në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/