Telegrafi

Liverpooli e bën prioritet transferimin e Min-jae Kim nga Napoli

Min-jae Kim është zbulimi i këtij edicioni në elitën e futbollit italian Serie A me fanellën e Napolit.

Qendërmbrojtësi korean në vitin e tij të parë në Serie A ka shkëlqyer dhe sot konsiderohet si një nga mbrojtësit më të mirë në Itali dhe jo vetëm.

26-vjeçari falë paraqitjeve fantastike me liderin aktual të Serie A ka zgjuar interesimin e top klubeve evropiane.

Gjiganti anglez Liverpool e ka bërë prioritet nënshkrimin me Kim dhe këtë gjë do të tentoj ta bëj në afatin kalimtar të verës.

Kim ka një klauzolë largimi prej 90 milionë euro nga Napoli, por kjo vlerë mund të rritet edhe më shumë nëse Kim pranon një kontratë të re.

Fichajes ka raportuar se The Reds duan të përshpejtojnë për të nënshkruar me koreanin pasi ata e duan atë si partner në qendër të mbrojtjes me Virgil Van Dijk.

Kim këtë edicion ka zhvilluar 35 ndeshje me Napolin duke shënuar dy gola e duke asistuar në një tjetër, derisa ai është një nga liderët e Napolit këtë edicion. /Telegrafi/