Skuadra e Liverpoolit ka kaluar në epërsi në derbin e xhiros së parë në Ligën Premier.
Liverpooli ka gjetur edhe golin e epërsisë në ndeshjen e parë të Ligës Premier që po zhvillohet në Emirates ndaj Arsenalit.
Pas golit të barazimit të shënuar nga Coutinho, ‘Reds’ kanë shënuar edhe njëherë duke kaluar në epërsi në derbin e xhiros së parë.
Kësaj radhe ishte mesfushori anglez, Adam Lallana, i cili gjeti rrugën e golit, pasi u shërbye nga mesfushori Wijnaldum.
Golin e tretë e shënoi fantazisti brazilian, Coutinho, duke shënuar kështu golin e dytë në këtë ndeshje. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=xjVTsh4V218