Liverpooli raportohet se nuk është edhe aq i interesuar që të mbajë në Anfield Georginio Wijnaldumin.
The Reds i kanë ofruar kontratë të re mesfushorit holandez, mirëpo ajo është refuzuar nga ky i fundit.
Sipas asaj që raporton Liverpool Echo, Liverpooli nuk planifikon që të rris ofertën e tyre, në mënyrë që ta bindin lojtarin që të qëndrojë.
Kështu, Barcelona e ka shansin ideal që ta transferojë atë, pasi kontrata e tij skadon në këtë verë dhe do të jetë lojtar i lirë.
Ronald Koeman e preferon shumë lojën e tij, pasi që të dy njihen nga koha kur ishin së bashku te kombëtarja e Holandës.
Barcelona po i prinë garës për transferimin e mesfushorit, por i interesuar për të është edhe Interi. /Telegrafi/