Site icon Telegrafi

Liverpooli duhet ta thyej rekordin e transferimeve nëse dëshiron të nënshkruajë me Jarrod Bowen

Liverpooli është duke kërkuar transferimin e një sulmuesi në afatin kalimtar të dimrit.

The Reds janë duke kërkuar triumfin në kampionat dhe trajneri Jurgen Klopp është i vetëdijshëm se i duhet ta përforcojë skuadrën e tij.

Sulmuesi anglez Jarrod Bowen është një nga objektivat kryesorë të Liverpoolit për ta përforcuar repartin ofensivë.

Autor i nëntë golave dhe një asistimi në 14 ndeshje këtë sezon ka një kontratë afatgjate me West Ham United deri në verën e vitit 2030.

West Ham nuk është i interesuar ta lejoj largimin e yllit të skuadrës, vetëm nëse vije një ofertë e çmendur në zyrat e tyre.

Sipas asaj që ka raportuar Team Talk, ‘Çekanët’ do të heqin dorë nga sulmuesi anglez vetëm nëse vije një ofertë e njëjtë me atë të Declan Rices që kaloi te Arsenali në verë për shumën e 116 milionë eurove.

Lexo po ashtu Arsenali po përgatitë 70 milionë euro për transferimin e një sulmuesi

Kësisoj The Reds nëse duan të nënshkruajnë me Bowen, atëherë do të duhet të paguanin më shumë se 100 milionë euro, çka anglezi do të bëhej blerja më e shtrenjtë në histori të Liverpoolit.

Interesim për sulmuesin anglez ka shprehur edhe Arsenal, por vështirë se do të ofrojë ndonjëra nga skuadrat mbi 100 milionë euro për të. /Telegrafi/

Exit mobile version