Liverpooli dhe Tottenhami e kanë zhvilluar ndeshjen kryesore të kësaj jave në Ligën Premier, e cila përfundoi me rezultat të barabartë, 1-1.
Të dyja skuadrat e kërkuan golin në gjysmën, e parë megjithëse ishin edhe të kujdesshme. Sidoqoftë, kur gjyqtari dha shenjë për të shkuar në pushim, shifrat ishin të pandryshuara.
Përpjekjet u shtuan në fraksionin e dytë të lojës në Anfield dhe në këtë mënyrë u zhbllokua edhe rezultati.
Pas kombinimeve me Sturridge, Philippe Coutinho u gjend në rast të mirë dhe këtë e shfrytëzoi duke shënuar për vendasit (51’).
Nuk vonoi shumë reagimi i mysafirëve. Eriksen ktheu në zonë një top shumë të mirë, të cilin e kontrolli akoma më mirë Harry Kane duke e barazuar rezultatin (63’).
Rastet nuk u ndalën deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit, por më të suksesshëm u treguan portierët e të dyja skuadrave duke mos pranuar gola të tjerë.
Tottenham Hotspur mbetet katër pikë prapa Leicester Cityt që këtë javë luan kundër Southamptonit. Ndërkaq, Liverpooli është në vend të nëntë në tabelë. /Telegrafi/
Goli i Philippe Coutinhos ndaj Tottenham Hotspur.
Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 2 April 2016
1-1: Kush tjetër përveç Harry Kane.
Posted by Telegrafi Sport on Saturday, 2 April 2016