Site icon Telegrafi

Liverpooli dhe PSG-ja duan Alissonin e Romës

ROME, ITALY - OCTOBER 31: Alisson Becker of AS Roma celebrates the first Roma goal during the UEFA Champions League group C match between AS Roma and Chelsea FC at Stadio Olimpico on October 31, 2017 in Rome, Italy. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Paris Saint-Germaini dhe Liverpooli kanë pyetur Romën për portierin e tyre, Alisson Becker, duke shpresuar se braziliani do të shitet sezonin e ardhshëm.

Portieri brazilian ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij superiore me skuadrën italiane.

Këto paraqitje kanë bërë që Alisson të shikohet me sy të mirë nga skuadrat e mëdha evropiane, të cilat duan ta transferojnë në verë.

Lexo po ashtu Barcelona monitoron Alissonin

Pas Barcelonës që ka qenë e lidhur me Barcelonën, tani listës i janë shtuar edhe Liverpooli dhe PSG-ja.

Alisson Becker ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij (Getty Images)

Giallorossët thuhet se nuk e kanë ndërmend të lëshojnë portierin e tyre në janar, por një largim gjatë verës është i mundur për të balancuar librat financiar.

Megjithëse 25-vjeçari u bashkua nga Internacionali vetëm në verën e vitit 2016 për tetë milionë euro, ky është në fakt sezoni i tij i parë si titullar në Serie A, pasi ai ishte zgjedhja e dytë për Wojciech Szczesny sezonin e kaluar.

Lexo po ashtu Pagat e gjithë portierëve në Serie A, Donnarumma i pari Strakosha e Berisha në mesin e të ‘varfërve’

Alisson ka mbajtur 12 ndeshje portën e pastër në 25 ndeshje konkurruese midis Serie A dhe Ligës së Kampionëve.

Liverpool kishte treguar tashmë një interes të fortë për Alisson dhe tani Sky Sport Italia pretendojnë se PSG gjithashtu kanë bërë një qasje për të pyetur rreth situatës së tij. /Telegrafi/

Exit mobile version