Liverpooli po përballet me ofertat e shumë skuadrave të ndryshme për shërbimet e lojtarit të Borussia Monchengladbachut, Thorgan Hazard.
The Sun shkruan sot se trajneri i The Reds, Jurgen Klopp po planifikon që të bëjë një ofertë të dytë pas dështimit në afatin kalimtar të janarit.
Burimet gjermane pretendojnë se oferta e Reds për 26-vjeçarin është më e lartë se e Borussia Dortmundit dhe se zyrtarët e klubit po e konsiderojnë arritjen e marrëveshje me udhëheqësit e skuadrës së Ligës Premier.
Megjithatë, Hazard thuhet se ka arritur një marrëveshje verbale me verdhezinjtë, duke besuar se do të ketë më shumë hapësira se sa te klubi anglez.
Dortmundi është gati të paguajë 40 millionë euro për Hazardin, i cili do të mbetet pa kontratë gjatë verës së vitit të ardhshëm.
Ndryshe, 26-vjeçari deri më tani ka pasur 141 paraqitje për gjermanët dhe ka shënuar 30 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/