Telegrafi

Liverpooli dhe City në ‘luftë’ për Carvalhon

William Carvalho mund t’i bashkohet Ligës Premier në të ardhmen e afërt.

Mesfushori portugez është duke impresionuar me paraqitjet e tij tash e disa sezone në Portugali, duke u bërë objekt interesi i disa skuadrave të njohura evropiane.

Sipas A Bola, skuadrat e fundit të interesuara për shërbimet e tij janë gjigantët anglezë, Liverpooli dhe Manchester City, të cilat duan t’i shkojnë deri në fund kësaj tratative, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Klopp i gatshëm të shpenzojë miliona euro për transferimin e një lideri te Liverpooli

Gjithashtu, sipas këtij mediumi portugez, skuadra që ka nën pronësi mesfushorin, Sporting Lisbona, është e gatshme ta shes dhe ta fitojë maksimumin.

Sporting janë duke duruar një sezon të vështirë, duke qenë 10 pikë prapa rivalëve të titullit, Benficas, dhe janë në kërkim për të mbledhur fonde për të forcuar skuadrën e tyre, me eventuale shitjen e ndonjë ylli. /Telegrafi/