Liverpooli dhe Chelsea kanë barazuar me rezultat 1-1 në derbin e javës së 13-të të kampionatin anglez, Ligës Premier.
Pjesa e parë e takimit i takoi për një nuancë vendasve, të cilët menaxhuan topin dhe goditën më shumë, por rastet më të mira i pati Chelsea.
Rastet më të mirë në këtë pjesë ishin ato të Eden Hazard (21’, 23’) dhe Mohamed Salah (41’), por që dështuan t’i ndryshojnë shifrat.
Në pjesën e dytë, Blutë ishin diçka më të mirë se Redsat, por që goli u gjet së pari nga vendasit.
Ishte Salah, i cili kaloi Liverpoolin në epërsi 1-0 me një gol në minutën e 65-të që erdhi pas asistimit të Alex Oxlade-Chamberlain.
Pas këtij goli, Conte ndryshoi shumë në skuadër duke futur në lojë lojtarë sulmues dhe kjo doli të jetë zgjedhje me vend pasi arritën të barazojnë rezultatin.
Ishte sulmuesi brazilian Willian që barazoi rezultati 1-1 në minutën e 85-të me një eurogol me parabolë vetëm një minutë pas inkuadrimit në lojë dhe vulosi rezultatin përfundimtar në derbin e javës në Ligën Premier.
Pas këtij barazimi, Chelsea renditet në vendin e tretë me 26 pikë, ndërsa Liverpooli në vendin e pestë me 23 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme Blutë e presin në shtëpi Swansea Cityn, ndërsa Redsat udhëtojnë drejt Stoke Cityt. /Telegrafi/