Site icon Telegrafi

Liverpooli dhe Chelsea kalojnë tutje (Video)

Liverpooli dhe Chelsea kanë kaluar në raundin e tretët të Kupës EFL pas fitoreve që arritën.

Skuadra e Jurgen Klopp mposhti Buronin me rezultat 5-0.

Ishte Divok Origi ai që hapi ndeshjen, ndërsa nuk vonoi shumë erdhi edhe goli i Firminhos për të shkuar në pushim me rezultat 2-0.

Edhe pjesa e dytë nisi mirë për Liverpoolin që arritën të shënonin me autogolin e Naylor (61’).

Nuk u ndalën golat as në fund, pasi Liverpool shënoi edhe dy herë të tjera me Sturridge.

Chelsea ka pasur ndeshje më interesante edhe pse ka luajtur kundër Bristol Rovers në fushën e vet.

Skuadra e Antonio Contes nuk po kalon ndeshje pa pësuar gol. Chelseat i janë dashur 29 minuta që të shënojnë golin e parë.  Ishte sulmuesi belg i ardhur nga Marseille, Michy Batshuayi, që shënoi.

Nuk vonoi shumë shënoi dhe Victor Moses në minutën e 31-të.  Por Chelsea pësoi gol ng Hartley në minutën e 35-të.

Pjesa e parë u mbyll me golin e Batshuayit.

Më të filluar pjesa e dytë shënuan përsëri mysafirët nga pika e bardhë me Harrison.

Ishte ky rezultati i fundit, pasi deri në fund nuk kishte më gol. /Telegrafi/

https://twitter.com/LFC_Vines/status/768161612314185732

https://twitter.com/LFC_Vines/status/768163066404016128

https://twitter.com/LFC_Vines/status/768181373127589888

https://twitter.com/LFC_Vines/status/768182899300376576

https://twitter.com/BrazilianCFC/status/768171275189649409

https://twitter.com/BrazilianCFC/status/768171497076711424

https://twitter.com/BrazilianCFC/status/768171755496153088

 

 

 

 

Exit mobile version