Telegrafi

Liverpooli dhe Chelsea interesohen për Aubameyangun pas suspendimit nga Dortmundi

MADRID, SPAIN - DECEMBER 07: Pierre-Emerick Aubameyang of Borussia Dortmund celebrates after the final whistle during the UEFA Champions League Group F match between Real Madrid CF and Borussia Dortmund at the Bernabeu on December 7, 2016 in Madrid, Spain. (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Klubet e Ligës Premier janë në alarm të kuq pasi Pierre-Emerick Aubameyang u dënua nga skuadra e Borussia Dortmundit.

BVB ka pezulluar golashënuesin e tij më të mirë Aubameyang për atë që klubi thotë se janë “arsye disiplinore”.

Dortmund ka lajmëruar në profilin e tyre në Twitter se Aubameyang, i cili ka 10 gola në 11 ndeshje të Bundesligas këtë sezon, është lënë jashtë për përballjen e tyre në udhëtim me Stuttgartin të premten mbrëma.

Lexo po ashtu Aubameyangut i kushton me suspendim prej ekipit pushimi i zgjatur në Barcelonë (Foto)

Aubameyang është duke u lidhur me Barcelonën, megjithëse ai u përmend si një objektiv gjatë verës për Chelsean dhe Liverpoolin e Jurgen Kloppit.

Aubameyang duke festuar një nga golat e shumtë me fanellën e Dortmundit (Getty Images)

“Kishte një kohë në afatin kalimtar të transferimeve kur unë mund të kisha ndryshuar skuadër dhe ambient”, ka thënë Aubameyang për Bild.

“Ne (Aubameyang dhe bordi i Dortmundit) ramë dakord për këtë së bashku në të gjitha pikat, por asgjë nuk ndodhi”.

Lexo po ashtu Aubameyang: Refuzova Ligën Premier sepse nuk u tundova asnjëherë  

“Gjithmonë kam ndjerë shumë rehati në Dortmund, në ekip dhe në BVB, dhe kjo është e vërtetë edhe sot”.

“BVB është familja ime!”, ka përfunduar sulmuesi nga Gaboni. /Telegrafi/