Telegrafi

Liverpooli dhe Bayerni kërkojnë Thorgan Hazardin, por klubi nuk e shet belgun

Thorgan Hazard (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Drejtori i Borussia Monchengladbachut, Max Eberl thotë se klubi ka një mundësi që të vazhdoj kontratën e Thorgan Hazardit.

Reprezentuesi belg ka shënuar nëntë gola në 20 paraqitje këtë sezon në Bundesliga, duke zgjuar kureshtjen e një numri të madh të klubeve për shërbimet e mesfushorit me tipare sulmuese.

Futbollisti raportohet se po vëzhgohet për së afërmi nga dy gjigantët evropian, Liverpool dhe Bayern Munich.

Por, Eberl thotë se skuadra gjermane mund ta mbajë ish-sulmuesin e Chelseat, nëse dëshiron të qëndrojë në klub.

“Ai na tha se dëshiron të shohë se ku do të përfundojmë në fund të kampionatit elitar gjermane”, tha Eberl sipas Transfermarkt.

“Po, ai është interesant për klubet e tjera, megjithatë, ne kemi një mundësi për t’ia vazhduar kontratën nëse kemi sukses në fushë, por nëse Thorgan dëshiron të bëjë një hap tjetër, atëherë duhet të jetë verën e ardhshme”, pohoi gjermani.

Lexo po ashtu Dortmundi do ta transferojë Hazardin si zëvendësues të Pulisicit

Gjithashtu thuhet se për 25-vjeçarin po interesohet edhe rivali lokal i Borussisë, Dortmundi.

Ndryshe, Hazard deri më tani ka luajtur për ish-skuadrën e Granit Xhakës në 104 raste dhe ka realizuar 29 gola në të gjitha garat. /Telegrafi/