Telegrafi

Liverpooli dëshiron ribashkimin befasues me Luis Suarezin

Klubi anglez, Liverpooli po lidhet me një ribashkim befasues me ish-sulmuesin e tyre, Luis Suarez, i cili tani po bën karrierë te Atletico Madridi.

Reds thuhet se janë në kërkim të një golashënuesi të dëshmuar dhe ish-ylli i tyre, Suarez duket i aftë për të plotësuar atë rol.

Sipas mediumit të njohur Fichajes, Liverpooli është vendosur të bëjë një ofertë për Suarezin te Atletico.

Lexo po ashtu A është Luis Suarez sulmuesi më i mirë në La Liga?

Më herët në karrierën e tij, Suarez shënoi 69 gola në Ligën Premier në vetëm katër sezone me Reds.

Nëse Mohamed Salah do të largohej nga Reds apo edhe Firmino, uruguaiani do të ishte zëvendësimi i madh.

34-vjeçari ka mbetur efektiv në këtë sezon, duke shënuar 19 herë në La Liga dhe duke mbetur njëri nga sulmuesit më në formë në botë. /Telegrafi/