Site icon Telegrafi

Liverpooli i çmendur për mbrojtësin Ahmed Hegazi – Luan te WBA, por është i huazuar nga Al Ahly dhe egjiptianët ua mbyllin derën ‘The Reds’

BURTON-UPON-TRENT, ENGLAND - JULY 26: Ahmed Hegazy of West Bromwich Albion in action during the pre season friendly match between Burton Albion and West Bromwich Albion at Pirelli Stadium on July 26, 2017 in Burton-upon-Trent, England. (Photo by Nathan Stirk/Getty Images)

Liverpool edhe pse e pëlqen shumë, nuk do të mund të bëjë ofertë për mbrojtësin e West Brom, Ahmed Hegazi, pasi ai është huazim nga Al Ahly, dhe klubi që e ka kartonin e tij i qëndron besnik marrëveshjes me WBA-në. 

Jurgen Klopp e pëlqen shumë lojtari egjiptian dhe është lodhur me gabimet e shumta në mbrojtje që vijnë nga Dejan Lovren.

Të Kuqtë provuan që në verë të nënshkruajnë me holandezin e Southamptonit, Virgil van Dijk, por që bisedimet dështuan.

Tashmë e gjithë vëmendja është kthyer kah egjiptiani Hegazi.

Por Klopp dhe klubi do ta kenë të vështirë ta marrin lojtarin, pasi që menaxheri i Al Ahly, Hafiz, thotë se vetëm West Brom e ka opsionin e blerjes.

Ahmed Hegazyi ka befasuar te West Bromwich Albion me paraqitjet e tij /Getty Images)

“West Bromwich Albion e ka prioritet që ta blejë lojtarin me marrëveshjen që kemi”.

“Nëse ata duan ta blejnë, atëherë duhet të paguajnë 5 milionë dollar”.

“Liverpooli nuk ka të drejtë të bëjë ofertë, pasi që lojtari gjendet te West Brom dhe klubi aktual nuk ka nevojë të futet në negociata me ne”.

Huazimi i Hegazi, i ka kushtuar klubit 3 milionë funte, ndërsa deri më tani ka luajtur në 15 ndeshje dhe ka shënuar një herë. /Telegrafi/  

Exit mobile version