Liverpooli do të ofrojë 31.5 milionë funte për transferimin e Mario Gotzes dhe drejtuesit e klubit besojnë se do të arrijnë marrëveshje.
Futbollisti gjerman pritet të largohet nga Bayern Munichu gjatë afatit kalimtar veror, pasi nuk po gjen hapësirat e nevojshme në Allianz Arena.
Nga ana tjetër, ai është bërë shënjestra kryesore e Jurgen Klopp për afatin kalimtar të janarit. Dhe tash, Fichajes raporton se Redsat do të përpiqen me çdo kusht që ta transferojnë në Alfield.
Gotze paguhet 180 mijë funte në javë te Bayerni, ashtu që Liverpooli pritet t’i ofrojë më shumë.
Manchester Unitedi dhe Juventusi janë dy klubet tjera më të interesuara për Gotzen. /Telegrafi/