Site icon Telegrafi

Liverpooli bën ofertë zyrtare për Koulibalyn, por Napoli kërkon më shumë

Kalidou Koulibaly. (Photo by Michael Regan/Getty Images)

Liverpooli ka bërë ofertën e parë zyrtare për mbrojtësin senegalez Kalidou Koulibaly.

Kampioni aktual i Evropës po dëshiron transferimin e mbrojtësit qendror, por oferta e tyre e parë është refuzuar nga Napoli.

The Reds kanë ofruar 64 milionë euro për transferimin e lojtarit, ofertë që nuk i ka pëlqyer presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentis.

Klubi italian është gati për ta shitur yllin e tyre, por duan ta bëjnë atë për një shumë mbi 80 milionë euro.

Kalidou Koulibaly gjatë një dueli me Roberto Firminon në ndeshjen Napoli – Liverpool. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

29-vjeçari ka një kontratë afatgjate me Napolin deri në vitin 2023, por që ka kërkuar largimin nga klubi pas disa mosmarrëveshjeve me drejtuesit.

Trajneri i liderit aktual të Anglisë, Jurgen Klopp e pëlqen jashtëzakonisht shumë senegalezin dhe dëshiron që ta bëjë partner në qendër të mbrojtjes me Virgil Van Dijk.

Gjithsesi për ta bërë realitet transferimin e tij, Liverpoolit i duhet ta ngrit ofertën edhe për 20 milionë euro më shumë.

Në garë për lojtarin mbeten edhe skuadra të tjera si Paris Saint Germain apo Manchester United. /Telegrafi/

Exit mobile version