Denis Zakaria është njëri nga emrat më të përmendur ende pa u hapur afati kalimtar dimëror i transferimeve.
Mesfushori zviceran është futur në vitin e fundit të kontratës me Borussia Moenchegladbach dhe nuk ka pranuar rinovimin.
Gladbach është ende në pritje të një përgjigje negative dhe nëse nuk vjen një e tillë brenda këtij muaji, ata do ta shesin në janar që të fitojnë sadopak nga largimi i tij.
Liverpooli së fundmi është futur në garë për zviceranin dhe po kërkon transferimin e tij qysh në afatin kalimtar të janarit.
The Sun ka raportuar se është trajneri Jurgen Klopp që ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e Zakarias, pasi është lojtar që i përshtatet skemave të tij.
Gladbach synon që nga largimi i mesfushorit defensivë të fitojë rreth pesë milionë euro në janar.
Ndërkohë në garë për reprezentuesin zviceran mbetën edhe skuadra tjera të mëdha si Roma, Juventus, Arsenal dhe Borussia Dortmund. /Telegrafi/