Telegrafi

Liverpooli i bashkohet garës për Rabiot, fillojnë kontaktet me përfaqësuesit e francezit

Adrien Rabiot është futur në vitin e tij të fundit të kontratës me Paris Saint Germain.

Gjiganti francez i ka ofruar kontratë të re yllit të tyre, por ky i fundit nuk e ka pranuar.

23-vjeçari i shtyrë nga nëna e tij (agjente e tij), po kërkon një sfidë të re dhe një kampionat të ri.

Milan, Juventus, Manchester City dhe Barcelona mbeten skuadrat më të interesuara për shërbimet e tij.

Por së fundmi në garë për francezin është futur edhe gjiganti anglez Liverpool.

Trajneri gjerman Jurgen Klopp e pëlqen mjaftë shumë lojtarin dhe po kërkon transferimin e tij në Anfield.

Rabiot

Krerët e klubit anglez kanë filluar kontaktet me nënën e Rabiotit për një transferim të tij në verë.

‘The Reds’ janë të gatshëm të presin deri në verë për ta transferuar si futbollist të lirë Rabiotin.

Rabiot është dalë nga akademia e PSG-së, ndërsa për një vit ka qenë i huazuar tek Toulouse.

23-vjeçari ka zhvilluar 212 ndeshje me fanellën e PSG-së në gara zyrtare ku ka shënuar 23 gola dhe ka bërë 16 asistime. /Telegrafi/