Liverpooli ka gjetur golin e barazimit ndaj Arsenalit në ndeshjen e vlefshme për finalen e Superkupës së Anglisë apo e njohur si FA Community Shield.
Është sulmuesi anësor, Takumi Minamino, i cili ka shënuar për barazimin 1-1.
Goli i japonezit Minamino erdhi në minutën e 73-të të ndeshjes.
GGOOOAAALLLLL!! Minamino makes it 1-1! #CommunityShield | #ARSLIV
— Liverpool FC (@LFC) August 29, 2020
Ky gol erdhi nga afërsia pas një bashkëveprimi me Mohamed Salah.
Ky ishte goli i parë i Minaminos me fanellën e Liverpoolit. /Telegrafi/
https://twitter.com/FUT21News/status/1299754260968677376