Site icon Telegrafi

Liverpooli barazon ndaj Chelseat – Salah shënon, James ndëshkohet me të kuq

Liverpooli ka gjetur golin e barazimit në ndeshjen derbi ndaj Chelseat në kuadër të javës së tretë në Ligën Premier.

Është sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah, i cili ka shënuar për barazimin 1-1.

Goli i Salah erdhi në minutën e katërt të lojës shtesë në pjesën e parë.

Ky gol u shënua nga pika e bardhë, pasi gjyqtari rishikoi VAR-in për një prekje topi me dorë.

Pas rishikimit, gjyqtari akordoi penallti, ndërsa Reece James u ndëshkua me të kuq pas lojës me dorë.

Goli i shënuar nga Salah krijoi tollovi dhe tensione, ndërsa edhe portieri Edouart Mendy u ndëshkua me të verdhë. /Telegrafi/

Exit mobile version