Klubi anglez, Liverpooli thuhet se veçse ka arritur marrëveshje personale me italianin Federico Chiesa dhe tashmë po beson me Juventusin për të gjetur akordin për çmimin e lojtarit.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka raportuar sot (e mërkurë) dhe Reds dhe Chiesa kanë përfunduar pothuajse marrëveshjen.
“Marrëveshja mes Federico Chiesa dhe Liverpool për kushtet personale është pothuajse e përfunduar!. Detajet përfundimtare po zgjidhen sot”.
“Kontrata katërvjeçare gati pas bisedimeve fillestare të zbuluara ekskluzivisht të hënën. Juventus dhe Liverpool në bisedime të drejtpërdrejta për të arritur një marrëveshje për tarifën”, ka shkruar Romano.
🚨🔴 The agreement between Federico Chiesa and Liverpool on personal terms is almost done! Final details being sorted today.
Four year contract ready after initial talks exclusively revealed on Monday.
Juventus and Liverpool in direct talks to reach an agreement on fee.
⏳🇮🇹 pic.twitter.com/JBTzlUmizk
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 28, 2024
Më parë u raportua se Juventusi kërkon 15 milionë euro për italianin, kontrata e të cilit skadon në fund të këtij sezoni.
Liverpooli në anën tjetër ka dërguar ofertën e parë drejt Zonjës së Vjetër e cila peshon 12 milionë euro dhe diferenca nuk është e madhe.
Sulmuesi i krahut të majtë ka bërë 131 paraqitje për gjigantët e Serie A, duke shënuar 32 gola dhe duke dhënë 23 asistime. /Telegrafi/