Site icon Telegrafi

Liverpooli e fillon sezonin e ri me fitore, mposht Norwichin në Anfield

Liverpool vs Norwich (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Liverpooli e ka filluar sezonin 2019/20 me fitore në Ligën Premier, pasi e ka mposhtur në ‘Anfield Road’ Norwichin.

The Reds kanë fituar 4-1 ndaj kundërshtarit nga liga angleze, derisa në epërsi kaluan në minutën e shtatë fal autogolit nga Grant Harley.

Nëntë minuta më vonë, Mohamed Salah (19’), shënoi për 2-0, derisa në listën e golashënuesve u fut edhe Virgil Van Dijk (28’).

https://www.youtube.com/watch?v=eRd5elyh5fQ

Por, ishte minuta e 37-të atëherë kur Liverpooli mori lajmin e hidhur, pasi Alisson Beker pësoi lëndim, për t’u zëvendësuar më pas nga Adrian (39’).

Kur u menduar se pjesa e parë po përfundonte 3-0, Divock Origi shënoi një gol të bukur në minutën e 42-të, pas asistimit që pranoi nga Trent Alexander-Arnold.

https://www.youtube.com/watch?v=ronR-2RmD-M

Pjesa e dytë kishte aksionet e veta, mirëpo ishin mysafirët ata që arritën ta ngushtonin epërsinë në 4-1 me golin e shënuar nga Temmu Pukki (64’).

Liverpooli ka arkëtuar tri pikët e para, derisa në këtë fundjavë do t’i presë edhe rezultatet e kundërshtarëve të tjerë nëse do të qëndrojë në vendin e parë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=1CxN8uFs_oY

https://www.youtube.com/watch?v=FQ7OLySkKVo

Exit mobile version