Telegrafi

Liverpooli apelon dënimin e Manes, FA e refuzon

Sulmuesi i Liverpoolit,  Sadio Mane, do të duhet të qëndrojë jashtë fushave për tri ndeshje, pasi apelimin e klubit për ulje dënimi e ka refuzuar federata angleze. 

Senegalezi është larguar nga loja në minutën e 37-të, kur goditi me këmbë portierin e Manchester Cityt, Ederson.

City, ishte duke fituar në atë ndeshje 1-0, ndërsa në fund u mbyll 5-0.

Liverpooli kishte shpresuar që dënimi të ulej, por FA nuk e ka marr as mundin ta shqyrtojë rastin.

“Suspendimi i Sadio Manes prej tri ndeshjeve do të fillojë menjëherë dhe nuk ndryshon agjë, pasi Komisioni e ka refuzuar kërkesën e klubit”

Mane do të mungojë në ndeshje me Burnleyn, Leicester Cityn dhe një ndeshje të FA Kupës.

Mane do t mund të luajë kundër Sevillas në Ligën e  Kampionëve të mërkurën.

Mane do të kthehet me 1 tetor kundër Newcastles. /Telegrafi/