Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane, do të duhet të qëndrojë jashtë fushave për tri ndeshje, pasi apelimin e klubit për ulje dënimi e ka refuzuar federata angleze.
Senegalezi është larguar nga loja në minutën e 37-të, kur goditi me këmbë portierin e Manchester Cityt, Ederson.
City, ishte duke fituar në atë ndeshje 1-0, ndërsa në fund u mbyll 5-0.
Liverpooli kishte shpresuar që dënimi të ulej, por FA nuk e ka marr as mundin ta shqyrtojë rastin.
“Suspendimi i Sadio Manes prej tri ndeshjeve do të fillojë menjëherë dhe nuk ndryshon agjë, pasi Komisioni e ka refuzuar kërkesën e klubit”
Mane do të mungojë në ndeshje me Burnleyn, Leicester Cityn dhe një ndeshje të FA Kupës.
Mane do t mund të luajë kundër Sevillas në Ligën e Kampionëve të mërkurën.
Mane do të kthehet me 1 tetor kundër Newcastles. /Telegrafi/